Llapi skuadra më efikase e Superligës

Elita e futbollit kosovar vazhdon të sjellë ndeshje joshëse dhe mjaft atraktive.

Tashmë janë zhvilluar 24 xhiro, dhe është Ballkani ai që me plot meritë i prinë renditjes tabelare me 48 pikë një më shumë sesa Gjilani në vendin e dytë.

Megjithatë, ajo që bie në sy është efikasiteti i skuadrës së Llapit. Tahir Batatina duket se e pëlqen lojën ofensive dhe kjo ka bërë që skuadra e tij të shënojë më së shumti gola karshi ekipeve tjera.

41 gola të shënuara dhe 28 të pranuara e bëjë atë më efikase, derisa lideri Ballkani ka shënuar 33 por që ka pranuar shumë më pak sesa Llapi, vetëm 17 sosh në 28 ndeshje.

Ekipi që më së shumti ka marrë gola është Feronilkeli plot 50 sosh derisa ka shënuar vetëm 9 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *