Llapi rikthehet në stërvitje, merr një superlajm

Skuadra e Llapit pas dy ditë pushimi, sot është rikthyer në stërvitje, shkruan Demokracia.com.

Ekipi po stërvit në stadiumin “Zahir Pajaziti” derisa sot ka marrë një lajm të mirë pasi ekipit i është bashkuar edhe mbrojtësi Liridon Leci, i cili ngadalë po rikuperohet pas lëndimit të rëndë që kishte në gju.

Lajmin e ka dhënë vetë skuadra llapjane përmes një postimi në “Facebook”.

“Pas tri ditëve pushimi, sot skuadra iu është rikthyer stërvitjeve.

Me grupin gradualisht po rikthehet edhe mbrojtësi Liridon Leci, i cili po punon mjaft shumë që t’i bashkohet skuadrës sa më shpejtë”, ka shkruar KF Llapi.

https://www.facebook.com/273484992242/posts/10159042021037243/?d=n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *