Llapi është skuadra e dytë finaliste në Kupën e Kosovës në futboll, pasi eliminoi Prishtinën me përmbysje në rezultat të përgjithshëm 2:1.
Fituesit në fuqi të trofeut të Kupës triumfuan 2:0 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe kësisoj siguruan “biletën” për finalen e madhe të Kupës, njëherit e dyta radhazi, raporton Demokracia.com.
Braziliani Neto realizoi me kokë në minutën e 59-të për t’ia dhënë Llapit avantazhin në këtë takim.
Bashkëkombasi i tij, Rivera dhjetë minuta pa përfunduar ndeshja realizoi golin e dytë dhe njëherit që i siguroi kualifikimin në finalen e madhe skuadrës së Tahir Batatinës.
Prishtina festoi në ndeshjen e parë me rezultat 1:0, por që ishte i pamjaftueshëm që të kualifikoheshin në finale.
Llapi në finale të Kupës së Kosovës do të përballet me Dritën.