Skuadra e Llapit i ka ndarë rrugët me njërin nga futbollistët e saj më të mirë. Bëhet fjalë për mesfushorin me përvojë Behar Maliqi, i cili tashmë është futbollist i lirë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti përmes një postimi në profilin e tij.
“Ju njoftoj se, që nga sot nuk do të jem më pjesë e KF Llapi. Falënderoj kryesinë, të gjithë trajnerët dhe bashkëlojtarët. Një falënderim i veçantë shkon për tifozët e KF Llapit, për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj kohe. Me respekt, Behar Maliqi”, ka shkruar Maliqi.