Ballkani nuk po mundet assesi ta gjejë këndelljen në Superligën e Kosovës, edhe pse momentalisht është lider i saj.
Kampioni barazoi sot 1:1 si vendas me Gjilanin, ndërsa në pesë ndeshjet e fundit, Ballkani ka vetëm një fitore.
Skuadra e Ilir Dajës zë vendin e parë në tabelë me 45 pikë, dy më shumë se Llapi në vendin e dytë.
Por, Llapi e ka një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe në rast fitoreje do ta rrëzonte Ballkanin nga kreu i tabelës.
Llapi përballet nesër me Prishtinën në “Zahir Pajaziti”, dhe nëse e mposht skuadrën nga kryeqyteti, tre pikët e reja do të nënkuptonin se Llapi i Tahir Batatinës do të ishte lideri i ri i Superligës.
Tabelën momentale të Superligës e gjeni më poshtë.