Llapi e ka mposhtur Gjilanin, me rezultat 3-1 në ‘Zahir Pajaziti’, në njërën ndër sfidat kryesore të elitës së futbollit tonë.
Skuadra e Tahir Batatinës, ka marrë tri pikë tejet të rëndësishme në duel me Gjilanin e Bylbyl Sokolit.
Llapjanët mirë e nisen lojën dhe vetëm pas tre minutave përmes Elvis Prençi kaluan në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilën skuadrat shkuan në pushim.
Skuadra nikoqire edhe pjesën e dytë e nisi furishëm duke dyfishuar avantazhin në 2-0, më anë te Mentor Zhdrellës.
Skuadra mysafire pesë minuta më vonë ngushtuan epërsinë e llapjanëve me golin e Gergard Prognit.
Goditjen e fundit Gjilanit në këtë duel ia dha Shabani (90’), duke shënuar golin e tretë për Llapin.
Pas kësaj fitore, Llapi ngjitët në vendin e shtatë, derisa Gjilani mbetet në vendin e katërt, por që tani ka 14 pikë më pak së lideri i tabelës, Drita.