Llapi fiton ndeshjen dramatike ndaj Drenicës, shtatë gola u shënuan në ‘Zahir Pajaziti’

Llapi ka arritur fitore në një ndeshje spektakolare ndaj Drenicës me rezultat 4-3.

Ka qenë një ndeshje fantasitke me shumë rikthime në rezultat, por në fund tre pikët mbetën në Podujevë.

Vetëm pas tre minutave lojë, Ilir Blakcori realizoi për 1-0 për skuadrën vendase.

Por në minutën e pestë, Kreshnik Uka barazoi gjithçka në 1-1.

Ishte minuta e 20-të e ndeshjes, kur Llapi riktheu rezultatin me golin e shënuar nga Gnapi për 2-2.

Gjithsesi kuqezinjtë nga Skenderaj nuk u dorëzuan dhe Krasniqi në minutën e 42-të shënoi për të barazuar shifrat në 2-2.

Në pjesën e dytë Kreshnik Uka realizoi një gol nga afërsia për ta dërguar Drenicën në epërsi në 2-3.

E rikthimi i madh i llapjanëve erdhi brenda 10 minutave, ku Edon Sadriu shënoi në minutën e 77-të për 3-3 dhe Hyseni realizoi 10 minuta më vonë për 4-3.

Me këtë fitore Llapi ngjitet në pozitën e pestë në tabelë me 13 pikë, derisa Drenica mbetet e shtata me 11 sosh. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *