Llapi ia ka marrë dorën Kupës së Kosovës. Skuadra e Tahir Batatinës për të dytin vit radhazi e ka fituar trofeun e çmueshëm të Kupës së Kosovës për ta shënuar kështu një tjetër trofe në vitrinat e saj.
Padyshim Llapi e mbyll në mënyrën më të mirë të mundshëm edicionin duke fituar Kupën dhe tash mendon vetëm për garat evropiane.
Rivera e Ramadani kanë shënuar për Llapin në fitoren 2:1 ndërsa për Dritën realizoi Hamdi Namani.