Llapi e fiton duelin e ‘mbijetesës’ ndaj Ferizajt

Llapi i Tahir Batatinës triumfoi ndaj Ferizajt, në atë çka shihej si dueli i mbijetesës në Superligën e Kosovës.

Skuadra llapjane fitoi minimalisht në “Zahir Pajaziti”, me shifrat prej 1-0.

Ishte Muhamet Hyseni që shënoi për 1-0, në minutën e 43-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Llapi shkon në kuotën e 32 pikëve, duke u barazuar në pikë me Ferizajn e duke kaluar në vendin e shtatë në tabelë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *