Llapi e ka angazhuar një trajner të huaj për shtabin teknik nga edicioni i ardhshëm.
Trajneri nga Afrika e Jugut, Alan Clark do të jetë “dora e djathtë” e Tahir Batatinës te skuadra e Llapit.
Clark tashmë ka arritur në Prishtinë, derisa lajmin e ka bërë vetë të ditur përmes rrjetit social “Facebook”.
“Në Prishtinë për aventurën tonë evropiane”, ka shkruar Clark.
Ndryshe, Clark së fundmi ishte pjesë e skuadrës afrikano-jugore, Black Leopards si kryetrajner, raporton “Zeri.info”.
Ai ka punuar më herët me Përfaqësuesen U-21 të Kosovës si këshilltar teknik