Liverpooli i ka takuar derbi i zjarrtë lokal i qytetit kundër Evertonit, në kuadër të javës së 14-të në Premierligë.
“Të Kuqtë” fituan thellë 1-4 në stadiumin “Goodison Park” ndaj rivalëve lokal.
Qysh në minutën e nëntë, Liverpooli krijoi epërsi me anë të mesfushorit, Henderson.
Goli i dytë nuk vonoi shumë. Salah dhjetë minuta më vonë dyfishoi shifrat për t’ia bërë punën më të lehtë mysafirëve.
Evertoni u rikthye në lojë në minutën e 38-të kur Gray ngushtoi shifrat. Por kjo ishte gjitha nga ta.
Pas më shumë se një ore lojë, Salah realizoi golin e tretë, ndërsa Jota 11 minuta para fundit i dha goditjen e fundit Evertonit me golin e katërt.
Liverpooli është në vendin e tretë me 31 pikë, ndërsa Evertoni renditet i 14-ti me 15 pikë.