Kostas Tsimikas (24) është e mbrojtësi i ri i majtë te kampionët e Premier Ligës – Liverpool.
Transferimi i ish-lojtarit të Olympiacos, u spekulua ditë më parë dhe klubi nga ‘Anfield’ konfirmoi ardhjen e tij në mbrëmje.
Tsimikas bëri debutimin e tij për klubin nga Athina në vitin 2015 dhe luajti 86 ndeshje në të gjitha garat.
Ai luajti më shumë se gjysmën e këtyre ndeshjeve sezonin e kaluar kur tërhoqi vëmendjen.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam ardhur në Liverpool. Ky është klubi më i madh në botë. Është një nder i madh për mua dhe unë do të bëj çmos”, tha Tsimikas për faqen zyrtare të Liverpoolit.
Futbollisti grek ka intensifikuar konkurrencën në pozicionin e mbrojtësit të majtë, ku luan Andy Robertson.