Liverpooli nxjerr në shitje Xherdan Shaqirin dhe tre futbollistët tjerë

Liverpool në afatin kalimtar të verës do të jetë e hapur të negociojë me klubet e tjera për disa futbollistë si Shaqiri, Matip, Origi dhe Chamberlain.

Sipas mediave angleze, trajneri Jurgen Klopp nuk është i kënaqur me futbollistët në fjalë dhe ka vendosur që të i vë në shitje.

Xherdan Shaqiri, mesfushori kosovar që në “Anfield” erdhi në vitin 2018 me “Të Kuqtë” fitojë Ligën e Kampionëve, Premier Ligën, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube.

Futbollisti nga Zhegra sipas të gjitha gjasave do të ndërrojë ambient në afatin kalimtar të verës, pas tre viteve të kaluara në “Anfield”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *