Është mbyllur kryendeshja e javës së dytë mes Liverpoolit dhe Chelseat në kuadër të Premierligës angleze.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë, Liverpooli ia ka shkaktuar humbjen e parë sezonale Chelseat.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Stamford Bridge”, Liverpooli ka fituar me rezultat të pastër, 0:2.
Sadio Mane ka shënuar dy gola për Liverpoolin në minutat ’50 dhe ’54.
Chelsea ka luajtur me një lojtar më pak nga minuta e 45-të kur Andreas Christensen u ndëshkua me të kuq, derisa vendasit dështuan të shënojnë edhe nga penalltia në pjesën e dytë, kur Jorginho dështoi përballë Alissonit.
Pas dy xhirove, Liverpooli ndodhet në vendin e tretë me gjashtë pikë, kurse Chelsea në vendin e dhjetë me tri sosh.