Liverpooli ka marrë tjetër goditje, pasi është dëmtuar dhe kapiteni Jordan Henderson. “Redsat” kanë pësuar sërish ndryshime, pasi mesfushori ka lënë kombëtaren e tij për shkak të një dëmtimi.
Emri tjetër që shqetëson është ai i Raheem Sterling. Sulmuesi i krahut la grumbullimin me Anglinë dhe u kthye te Manchester City për të njëjtën arsye.
Ai nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë skuadrën e “3 luanëve” në vazhdim. Trajneri Jurgen Klopp ka një ekip krejtësisht të gjymtuar, pasi i mungojnë të gjithë titullarët e mbrojtjes.
Jordan Henderson and Raheem Sterling withdraw from the England squad due to injury. Will now be assessed by their clubs.
— paul joyce (@_pauljoyce) November 16, 2020