Liverpooli ka marrë vendim për t’u tërhequr nga gara për të nënshkruar me Jude Bellingham.
Bellingham, mesfushori i Borussia Dortmund, ka qenë në krye të listës së Liverpoolit për 18 muaj dhe Jurgen Klopp madje publikisht e lavdëroi në vitin e kaluar, kur ai e përshkroi 19-vjeçarin si ‘të jashtëzakonshëm’.
Duke qenë se Bellingham kishte treguar se lëvizja e tij e ardhshme do të drejtohej nga projekti i futbollit në klub, dukej se Liverpool kishte ndikim në garë, veçanërisht pasi anglezi ka një marrëdhënie të ngushtë me yjet e Anfield, Trent Alexander-Arnold dhe Jordan Henderson.
Liverpool ka monitoruar një sërë objektivash, përveç Bellingham. Mesfushori i Chelsea, Mason Mount vlerësohet jashtëzakonisht mirë brenda Anfield dhe duket tipi ideal i lojtarit që do të përshtatej në mënyrë të përkryer në sistemin e Klopp.
Conor Gallagher, është diskutuar gjithashtu, ndërsa Matheus Nunes i Wolverhampton Wanderers – i cili u shfaq dukshëm në ndeshjet e fundit – dhe Joao Palhinha i Fulham janë të tjerët në horizont. /KK/