Liverpooli fiton derbin ndaj Chelseat dhe vazhdon si lider i Ligës Premier

Liverpooli ka fituar ndaj Chleseat me rezultat 2-1 në kuadër të derbit të javës së tetë të Ligës Premier, duke vazhduar si lider.

Fillimi i ndeshjes ishte energjik me të dy skuadrat që kërkonin zbrazësitë për të gjetur portën kundërshtare.

Liverpooli fitoi penallti në minutën e 29-të, ku Mohamed Salah ishte i saktë nga pika e bardhë për të shënuar për 1-0.

Minutat në vijim sollën shumë ritëm në lojë dhe raste nga të dyja palët por Nicolas Jackson dhe Coady Gakpo dështuan nga pozicione të mira për të gjetur rrjetën.

Me të filluar pjesa e dytyë, Chelsea arriti të gjejë golin e barazimit me Jackson që doli i vetëm me portier për të shënuar për 1-1.

Ky gol u pranua pasi u shikua VAR, pasi paraprakisht ishte anuluar për pozitë jashtë loje.

Pa mbaruar mirë festa e londinezëve, në skenë doli Curtis Jones që përfitoi nga një asistim i Salah për të shënua për 2-1.

Mintuat në vijim sollën ritëm, por jo raste shumë të mira shënimi, duke bërë që ndeshje të përfundojë me këtë rezultat.

Liverpooli mbetet lider me 21 pikë, ndërsa Chelsea bie në pozitën e gjashtë me 14 pikë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *