Liverpooli ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të javës së 16-të në Premierligë kundër Leeds United.
“Të Kuqtë” triumfuan më lehtë seç e kishin menduar. 6:0 ishte rezultati final në “Anfield Road”.
Salah hapi llogarinë në minutën e 15-të kur shënoi nga penalltia. Rezultatin e dyfishoi 15 minuta më vonë Matip nga afërsia.
Ylli egjiptian doli sërish në skenë në minutën e 35-të kur u tregua përsëri i saktë nga 11-metërshi.
“Goditjen” e katërt mysafirëve ua dha senegalezi, Sadio Mane që “tundi” për herë të katërt rrjetën e kundërshtarëve.
Krejt në fund të duelit, Mane shënoi sërish për rezultatin 5:0. Virgil van Dijk e mbylli serinë e golave në minutën e tretë shtesë.
Me këtë fitore Liverpooli e ka rihapur garën për titull në Angli duke iu afruar Manchester City në vetëm tri pikë.
Liverpooli ka 60 pikë në vendin e dytë, kurse Leeds është i 15-ti me 23 të tilla.