Saul Niguez u përfol gjatë për një shkëmbim me Antoine Griezmann, por Atletico Madrid dhe Barcelona nuk kanë arritur një marrëveshje në lidhje me këtë operacion.
Mesfushori spanjoll dëshiron të nisë një aventurë të re pas shtatë sezoneve radhazi te kampionët e Spanjës. E ardhmja e 26-vjeçarit pritet të jetë Premier League.
Mediet angleze raportojnë se agjentët e Saul kanë zbarkuar në ishull për të takuar drejtuesit e Liverpool dhe Manchester United.
Dy “gjigantët” anglezë janë të interesuara për shërbimet e lojtarit iberik. Atletico Madrid kërkon 80 milion euro për ta lënë të lirë, teksa ka pëlqim edhe nga Bayern Munchen.
Shumë e lartë për “The Reds” dhe United, që ofrojnë deri në 50 milion euro për kartonin e lojtarit. Gjithsesi, në fillim duhet parë kush do arrijë marrëveshjen me agjentët e Saul.