Liverpooli e ka fituar kryendeshjen e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Interin në ndeshjen e parë në fazën e 1/8 së finales.
“Të Kuqtë” triumfuan me rezultat të pastër 0:2 në stadiumin “Giuseppe Meazza” në Milano.
Për golin e parë u desh të pritej minuta e 75-të e takimit kur braziliani, Roberto Firmino dërgoi topin në rrjetë me kokë, pas harkimit nga këndi nga Robertson.
Goditjen e dytë dhe të fundit Interit i dha ylli egjiptian Mohamed Salah kur realizoi tetë minuta më vonë.
Kësisoj, Liverpooli falë këtij rezultati do ta ketë shumë më të lehtë në ndeshjen e kthimit për ta siguruar biletën për në çerekfinale.
Befasinë e mbrëmjes dhe të javës në ligën më prestigjioze evropiane e ka shkaktuar Salzburgu që ka barazuar 1:1 me Bayern Munichun.
Bavarezëve ua vështirësoi gjërat qysh në minutën e 21-të Adamu kur realizoi një gol të bukur.
Coman e shpëtoi nga disfata skuadrën gjermane në minutën e 90-të të takimit kur shënoi për t’i barazuar shifrat.
Gjermanët ishin dukshëm më të mirë se austriakët në të gjitha aspektet, megjithatë statistikat nuk i bën punë ekipit të Bundesligës, anise është pritur të fitojnë pa probleme.
Ndeshjet e kthimit luhen pas dy javësh.