Liverpooli arrin fitore ndaj Man City dhe kalon në finale të FA Kupë

Liverpooli është finalisti i parë në kuadër të FA Kupë, pasi mposhti ekipin e Man Cityt.

‘Reds’ arritën fitore 3:2 ndaj Manchester City.

Lojtarët e Jurgen Klopp dominuan ata të Pep Guardiolas pothuajse në çdo aspekt të lojës ashtu edhe me gola.

Ishte Konate i cili e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 9`, pas një harkimi shumë të mirë nga Robertson.

Po zhvillohej minuta e 17` kur Sadio Mane shfrytëzoi gabimin e portierit të ‘Citizens’ dhe dyfishoi epërsinë.

Pas dy golave, City po kërkonin të ngushtonin epërsinë, por nuk arritën të krijojnë raste të rrezikshme për ‘Reds’.

Në anën tjetër Liverpooli u treguan më kërkues, pasi dëshironin edhe golin e tretë, por nuk arritën të konkretizonin rastet.

Në minutën e 44` Mane shënoi një supergol, pas një aksioni shumë të mirë të ‘Reds’

Pjesa e parë u mbyll me fitore të thellë të Liverpoolit 3:0, shkruan lajmi.net. Pjesa e dytë filloi mirë për ‘Citizens’, në minutën e 47` shënoi Grealish.

Pjesa e dytë ishte më e balancuar me lojë nga të dy ekipet, por raste më shumë kishin Liverpooli.

Gabriel Jesus kishte mundësinë të ngushtonte epërsinë për Cityn, por nuk arriti të shënojë në portën e Alisson.

Në anën tjetër mundësi kishte edhe Liverpooli për të thelluar epërsinë me Salah e Mane, por ata nuk arritën të tundin rrjetën e Steffen.

Ishte Bernardo Silva i cili shënoi në minutat shtesë, për të ngushtuar epërsinë në 2:3. Pas golit të dytë City kishte mundësinë të barazonte rezultatin, por nuk arritën.

Pas kësaj fitore, ‘Reds’ shkon në finale të FA Kupë.

Ekipi i Klopp do të luajë në finale me fituesin e ndeshjes Chelsea – Crystal Palace, që zhvillohet nesër, me fillim nga ora 17:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *