Liverpooli apo Bayerni? Ja cilën skuadër e preferon Xabi Alonso për të punuar sezonin e ardhshëm

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, tashmë raportohet se ka një preferencë të qartë mes Liverpoolit dhe Bayern Munichut.

Dy gjigantët evropianë janë në kërkim për një trajner të ri, ndonëse të dyja janë në rrethana krejtësisht të ndryshme.

Liverpooli po kërkojnë një pasues të Jurgen Klopp pasi trajneri gjerman njoftoi se do të largohej nga klubi në fund të sezonit. Bayerni ndërkohë, do t’i jap fund bashkëpunimit me Thomas Tuchel, për shkak të sezonit dëshpërues, ku tashmë dihet se Leverkuseni po shkon me hapa të sigurt drejt titullit.

Me Liverpoolin dhe Bayernin që duket se do të garojnë me njëra-tjetrën për nënshkrimin e Alonsos, Foot Mercato ka raportuar se spanjolli ka një preferencë të qartë për destinacionin e tij të ardhshëm.

Revista franceze shkruan se Alonso do të dëshironte një rikthim në “Anfield” dhe do të ishte i gatshëm që t’i nënshtrohej këtij misioni të vështirë për të pasuar Kloppin.

Stabiliteti mendohet të jetë një faktor që ka ndikuar në preferencën e Alonsos. Liverpooli do t’i ofronte teknikut spanjoll një strukturë më të organizuar sesa Bayerni, të cilët janë zhytur në një rrëmujë që prej ardhjes së Tuchel.

Ish-trajneri Nagelsmann u përplas me figura kyçe si Manuel Neuer, ndërsa Sadio Mane ishte përfshirë në një përleshje fizike me Leroy Sane gjatë kohës së Nagelsmann.

Një ndryshim në bordin e trajnerëve nuk ka bërë që të ndërrojë çasja brenda klubit, ashtu siç u evidentua nga dështimi i transferimit të Joao Palhinha nga Fulhami në minutën e fundit gjatë afatit kalimtar veror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *