Pasi nuk shpenzuan shumë para merkaton që shkoi, duke transferuar vetëm qendërmbrojtësin Konate, Liverpooli siç duket do të shpenzojë duke nisur që nga merkatoja e janarit.
Liverpool është i etur për nënshkrimin e yllit të Leicester City, Harvey Barnes – sipas Fichajes.
23-vjeçari është zjgedhur për të konkurruar me Sadio Mane për një vend të rregullt në treshen e parë të ‘Reds’, nëse ‘Reds’ mund të aranzhojnë një marrëveshje kur të rihapet dritarja e transferimeve.
Barnes i përshtatet profilit tipik të Klopp për një anësor të gjithanshëm, por ai është kontraktuar për të qëndruar në Leicester deri në vitin 2025.