Liverpooli e ka rikthyer interesimin për sulmuesin e PSG, Kylian Mbappen dhe në këtë verë do të tentojnë me ofertën e parë.
“Reds” ka kohë që kanë projektuar transferimin e francezit, mirëpo kartoni i tij është shumë i shtrenjtë.
Sipas asaj që raporton “Marca”, Liverpooli duhet të shesë fillimisht disa lojtarë, në mënyrë që të përballojë blerjen e Mbappes.
Klubi anglez thuhet se ka kontaktuar Paris Saint-Germainin që të pyes se sa kushton sulmuesi francez.
Mbappe ende nuk ka nënshkruar kontratën e re me klubin nga Parisi dhe thuhet se nuk beson më në projektin e tyre që të fitojnë trofe të mëdhenj.
PSG ka bërë të ditur se ata nuk duan ta shesin lojtarin, mirëpo në fund do të jetë dëshira e tij se ku dëshiron të luajë.