‘Reds’ kanë shënuar fitore me rezultatin 2:1, duke kompletuar një përmbysje spektakolare në ‘Anfield’.
Skuadra e Jurgen Klopp gjente veten në disavantazh në minutën e 10’ të takimit, kur Fornals shënonte për 0:1.
Reagimi erdhi tek në minutën e 42’, me Mohamed Salah që tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Liverpool ishte skuadër më kërkuese edhe në pjesën e dytë dhe arritën të gjejnë golin me anë të Diogo Jota, në minutën e 85’, pas një asistimi brilant nga Xherdan Shaqiri.
Kështu, Liverpool shkon në 16 pikë dhe merr kreun e tabelës, me West Ham që mbeten me tetë pikë për pozitën e 13-të.