Lideri i tabelës në Premier League, Liverpool i është kthyer fitoreve.
The Reds mposhtën Bournemouth në “Anfield”, me rezultat 2-1, të shtunën në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit anglez.
Skuadra e Jurgen Klopp, edhe pse pas nëntë minutave lojë u gjet në disavantazh me golin e Wilson, megjithatë, ata ia dolën që të përmbysin avantazhin e mysafirëve. Fillimisht Salah në minutën e 25-të barazoi shifrat në 1-1, ndërsa Mane në minutën e 33-të realizoi golin e dytë dhe të fitores për Liverpoolin.
Pas kësaj fitore, Liverpool ka 82 pikë në krye të tabelës, dhe kësaj skuadre i duhen edhe nëntë pikë për fituar Premier League, kurse, Bournemouth renditet e 18-ta me 27 pikë të tubuara.
Mane, what a Stop!
Salah, what a Goal!#LIVBOU ⚽️ pic.twitter.com/xbhQXgMuGH— The One ?? (@nicenanayaw) March 7, 2020