Liverpool pa problem ndaj Arsenalit – vetëm një pikë larg Man Cityt

Liverpool ka shënuar fitore komode në udhëtim te Arsenal, në kryederbin e xhiros së 27-të në Premierligë.

“Reds” triumfuan me rezultat 0:2 midis “Emirates”.

Qysh nga minuta e parë, të dy skuadrat provuan të gjenin golin duke krijuar aksione të shpejta, ose provonin të përfitonin nga kundëraksionet.

Por, në 45 minutat e parë, asnjëra skuadër nuk arriti t’i finalizoi aksionet, kësisoj shkuan në pushim me rezultat 0:0.

Liverpool gjeti golin përmes Sadio Mane, por që pastaj u anulua për pozitë jashtë loje.

Ishte Diogo Jota që shënoi një gol të bukur pas një asistimi të Thiagos për t’i dhënë epërsinë “Reds” (55′).

Ndërsa, vetëm shtatë minuta më vonë, i inkuadruari Roberto Firmino realizoi nga afërsia pas një asistimi të Robertson (62′).

Me këtë fitore, Liverpool grumbullon 69 pikë, vetëm një më pak se Man City, derisa Arsenal mbetet në top katër me 51 pikë./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *