Liverpool pritet të bëjë disa ndryshime gjatë verës pas një sezoni jo të mirë.
“Reds” edicionin e kaluar fituan Premierligën, derisa para dy sezoneve Ligën e Kampionëve.
Sidoqoftë, sipas Goal, Liverpool synon ndryshime në skuadër dhe pesë lojtarë pritet që të largohen.
Xherdan Shaqiri dhe Divock Origi që luajnë ndonjëherë janë në listë se bashku me huazimet si Harry Wilson, Marko Grujic dhe Sheyi Ojo.
Për Shaqirin interesim ka Roma dhe Sevilla, derisa Origi është i lidhur me kalimin te Inter.
Kurse, sa i përket tre lojtarëve që janë huazim, nuk dihet nëse skuadrat do kërkojnë t’i mbajnë.
Nga shitja e tyre, Liverpool pritet të fitojë rreth 50 milionë euro.