Liverpool në kërkim për mbrojtës, targeton dy “bishat” e Bundesligës

Liverpooli do provojë transferimin e mbrojtësit të Borussia Dortmundit, Manuel Akanji në rast se dështojnë ta transferojnë qendërmbrojtësin e RB Leipzigut, Dayot Upamecano.

Meqenëse Liverpooli është kundërshtar i Leipzigut në Ligën e Kampionëve, klubi gjerman nuk dëshiron ta shesë yllin e skuadrës të “Reds”.

Liverpooli synon ta transferojë Upamecanon duke i paguar klauzolën me vlerë 35 milionë euro.

Por, në rast se nuk ia dalin, gjiganti anglez do provojë ta përforcojë skuadrën me Akanjin.

Liverpooli ka nevojë për përforcime në mbrojtje sepse Van Dijk do mungojë për një kohë të gjatë, ngase këputi ligamentet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *