Liverpool ka mësuar se Naby Keita nuk ka pësuar një lëndim serioz gjatë fitores 0-5 ndaj Manchester United.
Keita shënoi golin e parë në minutën e pestë në Old Trafford.
Në minutën e 63-të, megjithatë, ai u detyrua të largohej me barelë pas ndërhyrjes së ashpër të Pogba. Lojtari i Manchester United goditi këmbën e djathtë të Keita-s me taket e tij të ngritura më lartë se duhet, duke dëmtuar yllin e “Reds”.
Megjithatë, The Athletic kupton se Keita ishte në gjendje të qëndronte në këmbë dhe të bashkohej me festimet. Ai nuk kishte nevojë për paterica dhe Liverpool pret që mavijosja të qetësohet shpejt dhe lojtari të kthehet.