Kampioni i Anglisë, Liverpool nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga ylli i skuadrës Mohamed Salah.
Kohëve të fundit është shkruar ze Salah do të largohet nga Liverpolli derisainteresim për të kanë shprehur dy gjigantët e mëdhenj, PSG e Real Madridi.
Megjithatë, skuadra angleze është duke përgatitur një ofertë të çmendur për ta bindur egjiptianin që të rinovojë kontratën. Sipas Goal.com, Të Kuqtë kanë ndërmend t’i ofrojnë yllit të tyre një shifër më të lartë se 200 mijë sterlinat në javë që përton nga marrëveshja aktuale, që skadon në në vitin 2023.
Nga ana e tij, egjiptiani e di se kontrata e ardhshme që do të nënshkruajë mund të jetë kontratat e fundit e rëndësishme e karrierës së tij, duke parë se lojtari është afër të tridhjetave.