Liverpool, sipas TMW, po vëzhgon nga afër situatën e Paulo Dybala në Juventus.
Sulmuesi argjentinas ende nuk ka nënshkruar një kontratë të re në Torino dhe mund të bëhet një agjent i lirë këtë verë, për faktin se Juventusi nuk ofron as për së afërmi atë që kërkon menaxheri i tij.
Liverpool thuhet se ka nisur poashtu interesimin për sulmuesin argjentinas dhe do të jetë në garë me Manchester City dhe Interin për të siguruar shërbimet e tij.