Skuadra e Liverpoolit ka arritur fitoren ndaj Nottingham Forest.
“Reds” kanë mposhtur Nottingham Forestin në çerekfinalen e FA Cup me rezultatin e ngushtë 0:1,
Liverpool mori këtë fitore me shumë vështirësi. Goli i fitores në këtë ballafaqim erdhi nga sulmuesi, Diogo Jota pas 79 minutave lojë.
Me këtë fitore, Liverpooli arrin gjysmëfinalen e madhe të FA Cup.
Në këtë raund të garës, Liverpoolin e pret skuadra e Manchester Cityt.