Coronavirusi që ka shpërthyer para pak muajsh në Kinë, ka arritur në Evropë tashmë dhe ka bërë që disa rregulla të ndryshohen.
Fillimisht ndeshjet filluan të anuloheshin në Serie A, më pas edhe disa aktivitete sportive, e deri tek zhvillimi i përballjeve me dyert e mbyllura.
Në Ligën Premier është marrë vendim që skuadrat kundërshtare mos të bëjnë përshëndetjen me duar, në mënyrë që t’i ikin infektimit me coronavirus.
Një gjë e tillë ndodhi sot për herë të parë në Ligën Premier në takimin që u zhvilluar në mes të Liverpoolit dhe Bournemouthit.
Lojtarët u futën në fushë dhe të dyja skuadrat nuk përshëndetën mes vete, gjersa dukej një situatë mjaftë komike dhe lojtarët ishin duke qeshur.
The Reds iu rikthyen fitoreve në ligën angleze duke fituar 2-1 në shtëpi ndaj rivalit, e që kanë thelluar diferencën në 25 pikë ndaj vendit të dytë Manchester Cityt.
This looks so ridiculous ?#LFC #LIVBOU #coronvirusuk pic.twitter.com/iwzNqUmNY6
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) March 7, 2020