Liverpooli ka barazuar rekordin e Manchester Cityt duke arritur 18 fitore radhazi, pasi ka mposhtur 3:2 West Hamin në ‘Anfield’.
Të Kuqtë djersitën mjaft shumë këtë ndeshje, por megjithatë në fund arritën të merrnin tre pikë – falë edhe përformancës së dobët të portierit mysafir Fabianski, i cili u vlerësua edhe si dështimi i këtij takimi.
Ndërkohë, Mohamed Salah (8.5) dhe Trent Alexander-Arnold (8.3) morën notat më të larta te vendasit.
Skuadra e Jurgen Klopp është vetëm katër fitore larg për të siguruar edhe matematikisht titullin e Premierligës.