Liverpool 0:1 Brightoni, notat e Shaqirit dhe Zeqirit

Liverpooli është mposhtur në shtëpi nga Brightoni me rezultat 0-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Ligën Premier.

Reds nuk arritën ta marrin fitoren e tretë radhazi dhe të afrohen edhe më shumë me kreun, pasi u befasuan nga Brightoni.

Goli i vetëm në këtë fitore të mysafirëve erdhi në minutën e 56-të dhe u shënua nga kolumbiani Steven Alzate.

Në këtë ndeshje u aktivizuan dy futbollistë shqiptarë.

Shaqiri për Liverpoolin, ndërsa për mysafirët sulmuesi Andi Zeqiri, i cili u inkuadrua në fund të ndeshjes.

Deri në minutën e 64-të në këtë ndeshje luajti edhe shqiptari Xherdan Shaqiri, i cili pati paraqitje pozitive duke u notuar me 6.7.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i mysafirëve, Leëis Dunk, i cili u vlerësua me notë 8.0.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për sulmuesin Mohamed Salah që u notua me 5.8.

Ndërsa, Zeqiri u aktivizua në minutën e 87-të dhe u vlerësua me notën 6.0.

Brightoni mposhti Tottenhamin xhiron e kaluar dhe fitorja e sotme ndaj Liverpoolit konfirmon momentin e mirë që po kalon skuadra e trajnerit Graham Potterit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *