Lista U21 ndaj Shqipërisë: Pesë futbollistë nga Superliga ftohen nga Michael Nees

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Michael Nees e ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Shqipërisë.

Kosova dhe Shqipëria do të takohen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i “shpresave” të Kosovës U21 në listën prej 23 futbollistëve të ftuar për këtë përballje, pesë nga ta vijnë nga elita e futbollit kosovar.

Drilon Ajeti i Ulpianës, Bujar Pllana i Feronikelit, Baton Zabergja i Drenicës, Valmir Veliu i Llapit dhe Ardit Tahiri i Dritës janë lojtarët që luajnë në Superligën e Kosovës në futboll e që janë ftuar nga selektori Nees.

Kjo ndeshje zhvillohet më 16 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19.00.

Dardanët U21 grumbullohen më 8 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *