Lista me dhjetë trajnerët më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve është zbuluar, derisa Zinedine Zidane është në krye të saj.
Strategu francez në vitet e fundit ka arritur me Real Madridin të fitonte tre trofe të garës më të madhe për klube në Evropë.
Deri më tani, ai ka një sukses të 100 % me fitoret që ka marrë në Ligën e Kampionëve, derisa Los Blancos aktualisht në këtë sezon janë në 1/8 e finales.Squawka ka zbuluar listën e trajnerëve që kanë arritur të lënë gjurmë në histori të garës evropiane:
10) Ottmar Hitzfeld – Trofetë e fituar: 2 (1997 me Borussia Dortmund, 2001 me Bayern Munich)
Përqindja e fitoreve : 51%
9) Rafa Benitez – Trofetë e fituar: 1 (2005 me Liverpool)
Përqindja e fitoreve : 57%
8) Vicente Del Bosque – Trofetë e fituar: 2 (2000, 2002 me Real Madrid)
Përqindja e fitoreve : 57%
7) Jupp Heynckes – Trofetë e fituar: 2 (1998 me Real Madrid, 2013 me Bayern Munich)
Përqindja e fitoreve : 70%
6) Sir Alex Ferguson – Trofetë e fituar: 2 (1999, 2008 me Manchester United)
Përqindja e fitoreve : 54%
5) Louis van Gaal – Trofetë e fituar: 1 (1995, Ajax)
Përqindja e fitoreve : 60%
4) Jose Mourinho – Trofetë e fituar: 2 (2004 me Porto, 2010 me Interin)
Përqindja e fitoreve : 56.74%
3) Carlo Ancelotti – Trofetë e fituar: 3 (2003, 2007 me Milanin, 2014 me Real Madridin)
Përqindja e fitoreve : 55.15%
2) Pep Guardiola – Trofetë e fituar: 2 (2009, 2011 me Barcelona)
Përqindja e fitoreve : 61%
1) Zinedine Zidane – Trofetë e fituar: 3 (2016, 2017, 2018 me Real Madrid)
Përqindja e fitoreve : 65%. /Gazeta-Topi/