Klubi i madh spanjoll, Barcelona ka krijuar një listë dëshirash për transferimet e verës me pesë lojtarë që ata shpresojnë se do ta bindin Lionel Messin të qëndrojë në klub, përcjell “Zeri.info”.
Marrëdhënia e klubit me lojtarin e tyre më të mirë ndonjëherë, Messin është përkeqësuar në 12 muajt e fundit, me kapitenin që u përpoq të largohej vitin e kaluar.
Messi mund të largohet falas këtë verë, me Manchester Cityn dhe Paris Saint-Germainin në pritje, por Barcelona shpreson ta mbajë në “Camp Nou” 33-vjeçarin duke i dhënë ndihmë në fushë.
Sipas “Express”, Barcelona po synon të nënshkruajë me pesë lojtarë për të ndihmuar në rindërtimin e skuadrës dhe për ta bindur Messin të nënshkruajë me ta.
Në krye të listës është ylli norvegjez i Borussia Dortmundit, Erling Haaland është në krye të listës së tyre, teksa pas tij vjen mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt.
Image
Një opsion tjetër për “Katalunasit” është edhe Jules Kounde, ylli 22-vjeçar i Sevillës i cili gjithashtu kërkohet nga Manchester Unitedi.
Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum ka kohë që lidhet me një transferim të verës në Barcelonë, ndërsa legjenda e Man Cityt, Sergio Aguero është një mik i ngushtë i Messit dhe 32-vjeçari mund të jetë në kohën e fundit si lojtar i “Qytetarëve”.