Me dy takimet e zhvilluara ditën e hënë (sot) ka përfunduar edhe java e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në stadiumin “Bajram Aliu”, Drenica dhe Gjilani janë pajtuar me nga një pikë pasi për gjatë 90 minutave luajtën 0:0.
Në takimin tjetër, Arbëria ka pësuar humbje ndaj Feronikeli me shifrat 0:3, duke bërë një hap të gabuar në luftën e saj për mbijetesë.
Në këtë xhiro, fitore kanë marrë edhe FC Prishtina ndaj Trepçës ’89 dhe Drita që mposhti në Gjilani Besën, kurse Ballkani ka pësuar disfatë nga Llapi.
Gjilani i Bylbyl Sokolit ka zhgënjyer sërish duke luajtur baras me Drenicë në “Bajram Aliu”.
Listës së golashënuesve vazhdon t’i prijë top sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku me 22 gola.
Vendi i dytë tashmë ndahet nga Nikaq i Gjilanit dhe Kastriot Rexha i Dritës.
Kjo është lista e golashënuesve pas 22 xhirove në Superligë: