Elita e futbollit të Kosovës tashmë ka hyrë në fazën shumë të nxehtë dhe klubet po bëjnë luftë të madhe për t’iu afruar objektivave.
Kur kanë kaluar 12 javë Drita i prinë renditjes e ndjekur nga Ballkani që ka vetëm dy pikë më pakë, por ka dy ndeshje më pak.
Sa i përket statistikave, dy futbollistët më të veçuar janë Marko Simonovski i Dritës dhe Christian MBA i Trepçës ’89 që janë golashënuesit më të mirë në Superligë me nga 7 gola të shënuara.
Besnik Krasniqi, ka gjashtë gola ndërsa me nga 5 gola të shënuara janë: Bintsouka KOXY i Drenicës dhe Theophilus Solomon i Gjilanit.