Me tri përballjet e zhvilluara ditën e djeshme (e diel) ka përfunduar xhiro e 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani i është rikthyer fitoreve me trajnerin Ismet Munishi duke mundur Trepçën ’89 2:1, shkruan Demokracia.com.
Kryendeshja e kësaj xhiro mes Ballkanit dhe Dritës ka përfunduar pa gola 0:0, kurse me barazim është mbyllur edhe ndeshja ndërmjet dy skuadrave që po luftojnë për ekzistencë, Drenicës dhe Arbërisë 1:1.
Listës së golashënuesve vazhdon t’i prijë bindshëm “bomberi” i Ballkanit, Mirlind Daku me 25 gola.
Vendi i dytë vazhdon të ndahet nga sulmuesi i Gjilanit, Darko Nikaq dhe Kastriot Rexha i Dritës me nga tetë gola.
Simonovski i Feronikelit me dy golat e shënuar kundër Prishtinës ndodhet në vendin e pestë me shtatë gola, aq sa ka edhe lojtari i Prishtinës, Otto John.
Kjo është lista e plotë e golashënuesve pas 25 javësh në Superligën e Kosovës në futboll: