Lirim Zendeli ka hequr dorë nga pjesëmarrja në Formula 2.
E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të problemeve financiare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi në rrjetin social, Faceboook:
“Përshëndetje ndjekës / fansa / miqFatkeqësisht kam një lajm të trishtuar. Po e lë herët. Nuk do të mund të vazhdoj më në F2 për arsye financiare. Pandemia ka reduktuar edhe më tej buxhetin tim tashmë shumë të ngushtë. Të kuptosh që duhet të tërhiqem për një moment është shumë e vështirë, por do të përpiqem të gjej një mundësi emocionuese për t’u kthyer në rrugën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur“, shkruajti ai.