Ish-futbollisti i FC KEK-ut si dhe themelues i Qendrës Sportive Trajnuese AFF, tashmë ka bërë një tjetër hap të madh në futboll, raporton RTKLive.com.
Mirena sot zyrtarisht është aksionar tek klubi i tij i zemrës, FC KEK-u. Ish-futbollisti i kësaj skuadre, njihet për punën profesionale që po bën tek Qendra Sportive Trajnuese AFF.
Klubi nga Kastrioti, ka konfirmuar së Mirena është bërë aksionar tek “elektrcistët”.
“Ish lojtari i FC KEK-u, dhe themeluesi i Qendrës Sportive Trajnuese AFF, prej sot aksionar të FC KEK-u.
FC KEK-u i dëshiron mirëseardhje!”, thuhet në njoftimin e klubit të KEK-ut.