Liridon Krasniqi bëhet me skuadër të re, befason të gjithë me zgjedhjen e bërë

Mesfushori ofensiv, Liridon Krasniqi, është bërë pjesë e skuadrës australiane, Newcastle Jets FC, që bën gara në A-League.

Futbollisti shqiptar, i cili në vitin e kaluar u transferua në ekipin malazias, Johor Darul Ta’zim, në Australi është transferuar në formë huazimi.

Lajmin e ka konfirmuar klubi Newcastle Jets përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Mirë se vjen te Jets, Liridon Krasniqi”, shkruan në postimin e klubit që është shoqëruar me një fotomontazh të Krasniqit, ndërsa të njëjtën e ka shpërndarë edhe 29-vjeçari.

“Shumë i gëzuar për një fillim të ri me Newcastle Jets. I bekuar që më është dhënë mundësia nga princi i kurorës së Johorit dhe Johor Darul Ta’zim. Shpresoj t’ju bëj të gjithëve krenarë dhe mezi pres t’i tregoj A-League se çfarë mund të bëj”, shkruan në postimin e Liridonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *