Lionel Messi “bombardon” portën e skuadrës belge, realizon gol të bukur nga distanca

Paris Saint-Germaini e ka trefishuar avantazhin në ndeshjen kundër Club Brugges në Grupin A të Ligës së Kampionëve.

Parisienët golin e tretë e gjetën përmes yllit, Lionel Messit që realizoi gol fantastik nga distanca.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë fillimisht mori një top nga bashkëkombasi i tij, Di Maria, ndërsa me një goditje të saktë nga jashtë zonës e la portierin kundërshtar pa gjasa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *