Lindon Emërllahu është bërë sensacion me skuadrën e Ballkanit, pasi ka shkëlqyer në të gjitha ndeshjet që kur debutoi.
Forma e tij e mirë nuk ka kaluar pa u vërejtur nga kombëtaret e Shqipërisë dhe Kosovës të cilat duan ta kenë në ekip.
Por, drejtori i Futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, ka bërë të ditur se Emërllahu e ka refuzuar Shqipërinë për Kosovën.
Sadiku shtoi se trajneri i Shqipërisë, Alban Bushi, ka insistuar medoemos ta ketë në skuadër Emërllahun.
Ndryshe, Emërllahu ka shpërthyer këtë sezon duke luajtur pothuajse në të gjitha ndeshjet për skuadrën nga Suhareka, teksa debutoi edhe në Ligën e Konferencës.