Lille i Edon Zhegrovës e zhvillon sonte ndeshjen e ‘Play-Off’ për Ligën e Kampionëve.
Skuadra ku luan sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova do të përballet me Slavia Prague.
Zhegrova pritet të luajë nga minuta e parë, duke qenë njëri nga lojtarët më të rëndësishëm tek Lille në raundin e kaluar, atje ku realizoi golin e fitores në ndeshjen e parë ndaj Fenerbahces.
Në rast se e kalon edhe kundërshtarin nga Çekia, Lille do të jetë pjesë e grupeve të Ligës së Kampionëve.