Edhe Lille ka vendosur të ofrojë përkrahje për popullin ukrainas, pasi për më shumë se dy javë po përballen me agresionin rus.
Drejtuesit e këtij klubi kanë vendosur që fanellat e veshura nga futbollistët të premten në barazimin 0:0 ndaj Saint-Etienne, t’i nxjerrin në ankand.
Krahas emrit dhe numrit, në këto fanella u pa edhe mbishkrimi “Bashkë për paqe”. Këto fanella janë vënë në ankand për të përfituar fondacioni i klubit të Lille.
Mjetet e fituara nga shitja e fanellave, fondacioni do t’i dhurojë si ndihmë për ukrainasit. Fanellat do të jenë në shitje deri më 19 mars.
Fanella e bartur veshur nga Edon Zhegrova në këtë ndeshje, kushton 139 euro.
Më e shtrenjta është ajo e Hatem Ben Arfa – 335 euro