Janë zhvilluar të martën ndeshjet e para nga gruoet E,F,G dhe H të garës më prestigjose evropiane, Kigës së Kampionëve.
Ndeshja kryesore u zhvilluar ndërmjet Paris – Saint-Germain dhe Manchester United e cila përfundoi me rezultat 1-2.
“Djajtë e Kuq” kaluan në avantazh me golin e Bruno Frnandez nga pika e bardhë në minutën e 24, por ishte Anthony Martial ai i cili i barazoi shifrat me një autogol të realizuar në portën e tij në minutën e 55’ të ndeshjes.
Fitoren Unitedit ia siguroi Marcos Rashfort në minutat e fundit të ndeshjes me rezultatin 2-1.
Ndeshja tjetër derbi ishte ajo e zhvilluar në “Stamford Bridge”, ndërmjet Chelseat dhe Sevillës, ndeshje kjo e cila përfundoi pa asnjë gol të realizuar dhe skuadrat u ndanë të kënaqura me nga një pikë të rrëmbyer.
Një tjetër ndeshje interesante u zhvillua në “Olimpico” të Italisë, ku lazio e mposhti Borussia Dortmundin me rezultat 3-1. Në këtë ndeshje vlen të përmendet debutimi i sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi’ i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 67’ të ndeshjes.
Nga ana tjetër, Barcelona mori një fitore të lehtë në ballafaqim me Farencvaros me rezultat 5-1.
Ndërkohe, më herët, nga ora 18:55, Juventusi realizoi fitoren e parë ndaj Dynamo Kievit me rezultat 2-1, me dy golat e realizuar nga sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata.